“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia”, mesazh simbolik për Jakup Krasniqin pas kthimit në Hagë
dp
Lexo edhe“Baca Jakup është më i fortë se guri”, Sami Lushtaku me mesazh pas vizitës së Krasniqit në Kosovë
“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia!”, ka shkruar Haziri në postimin e tij në rrjetet sociale, duke iu referuar Krasniqit.
Ky postim vjen pas përfundimit të vizitës katërditore të Krasniqit në Kosovë, e cila iu lejua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Pas qëndrimit në Kosovë dhe takimit me familjarët në Prishtinë, Krasniqi u kthye sot në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor.
Lexo edhe“Baca Jakup është më i fortë se guri”, Sami Lushtaku me mesazh pas vizitës së Krasniqit në Kosovë
Ndërkaq, në aktgjykimin e shkallës së parë, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim./lajmi.net/