“Ku është Qeveria?” – Deponia në Sferkë digjet për herë të dytë, Hykmete Bajrami ngre alarmin për ndotjen në Pejë
dp
Lexo edheGoditet rrjeti shqiptar i drogës në Spanjë, 303 kilogramë kokainë zbulohen të fshehura mes mishit të pulës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me ndotjen e ajrit në rajonin e Pejës, pasi deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë është përfshirë sërish nga zjarri.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, Bajrami ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që deponia digjet.
Ajo ka ngritur shqetësimin për pasojat që tymi toksik po shkakton te banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe vendbanimeve të tjera përreth, duke theksuar se ndotja po përhapet edhe në zona më të largëta.
Bajrami ka kritikuar institucionet për mungesë të reagimit, duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Inspektorati Mjedisor.
Lexo edheGoditet rrjeti shqiptar i drogës në Spanjë, 303 kilogramë kokainë zbulohen të fshehura mes mishit të pulës
Ajo ka theksuar se banorët e kësaj ane nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe se institucionet duhet të reagojnë në situata të tilla.
“Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti. Ku është Qeveria? Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave? Ku është Inspektorati Mjedisor?”, ka shkruar Bajrami./lajmi.net/