Ja çfarë kanë bërë ata sot në seancën e jashtëzakonshme
Pavarësisht që ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për dëbimin e 6 shtetasve turq, për disa deputetë të Kuvendit kjo seancë nuk po duket se është aq shumë e rëndësishme për deputetët e Listës Serbe, raporton “Zeri.info”.
Teksa deputetët e parlamentit në këtë seancë po debatojnë për deportimin e shtetasve shtetasve turq, deputetët e Listës Serbe gjatë tërë kohës janë parë duke qëndruar në telefona, raporton “Zëri.info”.
Këta deputetë nuk po shfaqin interesim për atë që po diskutohet në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet nëse ata po marrin direktiva nga dikush, apo është ky injorim total për shkak të ndodhive të fundit në Kosovë.
Kujtojmë se deputetët e Listës Serbe menjëherë pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga autoritetet e Kosovës janë rreshtuar në ulëset e opozitës në Kuvendin e Kosovës. /Zëri/
