BallinaRegjionaleZëdhënësi i QKU-së flet për vdekjen e të riut nga Skenderaj

Zëdhënësi i QKU-së flet për vdekjen e të riut nga Skenderaj

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

I.H., 20 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 23:15. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendror, ai nuk ka arritur të mbijetojë, konfirmon QKU-ja për Gazetën Express

Sot Express raportoi se 20-vjeçari që kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK ka ndërruar jetë pas plagëve që i shkaktoi goditja e trenit. Këtë e konfirmoi Shpend Fazliu nga zyra për informim në QKU.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendror ai nuk ka arritur të mbijetojë. Mbrëmë në 23.15 pacienti ka ndërruar jetë”, tha Fazliu.

Ndryshe, aksidenti i rëndë ka ndodhur më 21 shkurt në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. I ndjeri për disa ditë rresht është trajtuar në spital por gjendja e tij shëndetësore qe e rëndë edhe pas operacioneve që ai iu nënshtrua. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz