Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së
dp

Lexo edhe‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ofrimi i dorëheqjes nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Në rast se delegatët e LDK-së votojnë për dorëheqjen e tij, atëherë hapet gara për kryetar të ri ku tash veç se dihet një kandidat.
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka bërë publike kandidaturën e tij për të qenë i pari i partisë.
Megjithatë, Hoti nuk pritet të jetë i vetmi.

Lexo edhe‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale
Sipas ish-deputetit të LDK-së, Blerim Grainca kandidat do të jetë edhe Ismet Beqiri. Ai këtë e konfirmoi në Kanal10.
“Duke ardhur bisedova me Ismet Beqirin edhe e ngacmova se për kë do të votoj, më tha për vete se do të jem kandidat edhe unë”, tha Grainca./lajmi.net/