Zbulohet paga vjetore që Vedat Muriqi do ta ketë tek Lazio
BILLI

Lexo edheArsenali nënshkruan me mesfushorin e njohur

Sulmuesi nga Prizreni do të largohet nga Stambolli pas vetëm një sezoni në drejtim të kryeqytetit italian Romës, ku do të luajë për Lazion e Igli Tares.
Lazio ka bërë një ofertë zyrtare prej 18 milionë eurove (15 milionë + 3 milionë bonuse), dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi nga ana e dy klubeve.
Gazetari i njohur italian, Nicola Schira ka zbuluar edhe pagën që sulmuesi kosovar do ta ketë tek Lazio.

Lexo edheArsenali nënshkruan me mesfushorin e njohur
Muriqi do të paguhet 1.8 milionë euro në vit, plus bonuset që mund të arrijnë shumën totale prej 2 milionë eurove. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.
Këtë sezon Vedat Muriqi është paraqitur në 36 ndeshje për Fenerbahcen ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asistime.