BallinaShqiptareZbulohen prapaskenat, ja kush do e merrte pushtetin pas vdekjes së Enver...

Zbulohen prapaskenat, ja kush do e merrte pushtetin pas vdekjes së Enver Hoxhës

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Në vijim të rrëfimit të saj, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, flet me detaje për prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por sipas saj nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Ajo tregon gjatë intervistës se djali i madh i Enverit, Iliri ishte i përgatitur bashkë me Nexhmijen për të marrë pushtetin dhe në këtë pakt përfitues do të ishte edhe djali i Ramiz Alisë.

“Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica.

Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqësonin pozitë-opozitë krejtësisht të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshin që u erdhi radha atyre.

Kush tradhtoi njeri-tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditetin ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris,” thotë ajo gjatë intervistës në gazetën “Panorama”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz