BallinaLajmeBastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Të ngjajshme

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Olta e fotografon vetën në këtë gjendje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka arsyetuar aksionin e sotëm në Agjencinë Kadastrale, duke thënë se është në përkim me dyshimet për abuzim dhe krim të organizuar në tjetërsimin e pronave publike.

Sipas Pacollit, mijëra hektarë janë kaluar përmes procedurave të dyshimta, ndërsa institucionet përgjegjëse shpesh kanë dështuar t’i parandalojnë, transmeton IndeksOnline.

“Dua të përshëndes aksionin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ndonëse i vonuar, ky veprim është i mirëpritur dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, jemi në dispozicion për të ndihmuar me çdo informacion dhe bashkëpunim të nevojshëm për zbardhjen e këtyre rasteve dhe vendosjen e ligjshmërisë në këtë institucion” shkroi ajo.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Për një kohë të gjatë ka pasur dyshime serioze për abuzime, deri në elemente të krimit të organizuar, në tjetërsimin e pronave publike. Mijëra hektarë janë kaluar përmes procedurave të dyshimta, ndërsa institucionet përgjegjëse shpesh kanë dështuar t’i parandalojnë, madje në raste të caktuara dyshohet se edhe kanë kontribuar në këtë fenomen.

Që nga marrja e detyrës si ministre, kam ndërmarrë hapa konkretë për ta luftuar këtë dukuri, duke emëruar drejtorin e ri në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe duke kërkuar rishikimin e rasteve të dyshimta. Ne jemi të vendosur kundër çdo forme të krimit dhe keqpërdorimit të pronës publike, pa asnjë kompromis.

Dua të përshëndes aksionin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ndonëse i vonuar, ky veprim është i mirëpritur dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, jemi në dispozicion për të ndihmuar me çdo informacion dhe bashkëpunim të nevojshëm për zbardhjen e këtyre rasteve dhe vendosjen e ligjshmërisë në këtë institucion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz