BallinaShqiptareNjihuni me vëllezërit shqiptarë që dikur punuan për Obamën e sot punojnë...

Njihuni me vëllezërit shqiptarë që dikur punuan për Obamën e sot punojnë për Trumpin

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Zyrtarët e lartë të Pentagonit që ishin pjesë e administrimit të ish-presidentit amerikan, Barak Obama, tani kanë rol të rëndësishëm në Sigurimin Kombëtar të SHBA-së.

Administrata e Trumpti ka një staf të zyrtarëve të administratës së Obamës, e në mesin e tyre janë edhe dy vëllezër nga Kosova- Ylli dhe Ylber Bajraktari, transmeton lajmi.

Vëllezërit kishin ndikim të madh në krijimin e politikës së jashtme në administratës së mëparshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç thuhet në mediat amerikane, Ylber Bajraktari udhëton nëpër botë dhe merr pjesë në të gjitha takimet e Pentagonit për çështje të jashtme të sigurisë.

Në artikullin e “Medium”, thuhet se Ylberi është zëvendëskryetari i kabinetit të ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes së SHBA-së, Ash Career dhe ka punuar në zhvillimin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht ndaj Irakut dhe Iranit.

Përveç kësaj, Ylberi ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e diskutueshme bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vëllai i madh i Ylberit, Ylli ishte dikur Këshilltar Special i Zëvendëssekretarit të Pentagonit, Robert Work, dhe puna e tij ishte “të sigurojë që vizionet e zyrtarëve të administratës së Obamës të përmbushen”.

Pas kësaj, kur Trump erdhi në pushtet edhe administrata e tij dëgjoj për namin e vëllezërve nga Kosova i ka rimarrë në administratën e tij, transmeton lajmi.net.

Tani Ylli është bashkëpunëtor i ngushtë i Macmaster, ai shqyrton kërkesat para se të shkojnë në tavolinën e tij. Ndërsa, vëllai i tij, Ylberi është drejtor i lartë i politikës në Këshillin ë Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Mediat amerikane, deklarojnë se vëllezërit kanë ardhur nga “Prishtina e shkatërruar nga lufta e vitit 1999, kur ata ishin në të njëzetat”.

Ylberi ka përfunduat studimet në Prinston, punoi në Irak me ish-drejtorin e CIA-s, David Patreus dhe në Iran me Shtëpinë e Bardh për Ministrinë e Mbrojtjes.

Yll Bajraktari ka përfunduar studimet në Harvard dhe ka punuar në Afganistan dhe Indi.

Qytetarë të Shteteve të Bashkuara u bënë në vitin 2004, dhe pas tri viteve u bënë zyrtarë politikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz