Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për person të zhdukur nga lufta
dp

Lexo edhePeci pasi Kurti u shfaq në zyrat e Presidencës: Keqpërdorim flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës, nuk do koment

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, dje, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një aksion gërmimi dhe eksumimi në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.
Veprimi është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë.
Gjatë gërmimeve në lokacionin e identifikuar, hetuesit kanë hasur mbetje eshtërore njerëzore me interes forenzik, për të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një personi që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë periudhës së luftës 1998–1999.

Lexo edhePeci pasi Kurti u shfaq në zyrat e Presidencës: Keqpërdorim flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës, nuk do koment
Pas përfundimit të procedurave në vendngjarje, mbetjet janë dokumentuar, inventarizuar dhe transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detajuara, përfshirë autopsinë dhe analizën e ADN-së për identifikim.
Rasti mbetet nën hetime dhe priten rezultatet që mund të hedhin dritë mbi fatin e personave të zhdukur nga lufta.