Xhamia e Drenasit jep lajmin e mirë, nga sot ri-hapen xhamitë për falje të namazit
03

Lexo edheTërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri

Xhamia e Zabelit në Drenas ka njoftuar se që nga sot do të ri-hapen xhamitë për falje ditore dhe namazin javor të ditës së premte, transmeton drenicapress.info
Të nderuar xhemat!
Ju njoftojmë se me rekomandim të Myftiut Naim Tërnava, që nga sot duke filluar me namazin e drekës, rihapen xhamitë, për të vazhduar edhe me namaze tjera ditore, përfshirë edhe namazin javor të xhumasë, gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid- 19.
Zoti na ndihmoftë që ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejtë!- thuhet në njoftim. /Drenica Press/

Lexo edheTërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri