BallinaLajmeVV-ja e shoqëria civile e shohin të mundshëm miratimin e buxhetit nga...

VV-ja e shoqëria civile e shohin të mundshëm miratimin e buxhetit nga Kuvendi

Të ngjajshme

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Izraeli vret dy zyrtarë të lartë iranianë në sulmet ajrore në Teheran

Izraeli thotë se ka vrarë dy zyrtarë të tjerë...

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Edhe përkundër ngecjeve në formimin e qeverisë së re, konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor është duke u parë si arsye e mjaftueshme për t’u funksionalizuar edhe komisionet parlamentare.

Kjo po kërkohet pikërisht për të mundësuar miratimin e buxhetit për vitin 2020, raporton KTV.

Sipas nënkryetares së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, gjendja aktuale në të cilën ndodhet vendi nuk përjashton seancat e jashtëzakonshme.

Por, sipas Avdullah Hotit të LDK-së, buxheti i Kosovës për vitin 2020 nuk mund të votohet në Kuvend pa u themeluar Qeveria.

Sipas Hotit, formimi i Qeverisë së re është çështje jetike për Kosovën dhe se funksionalizimi i plotë i Kuvendit bëhet vetëm me formimin e saj.

Megjithëkëtë, në Grupin për Studime Juridike e Politike, thonë me konsituimin e Kuvendit, është hapur rrugë për seanca plenare edhe pa formimin e Qeverisë.

Zgjedhjet e 6 tetorit e nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo edhe pas rreth 100 ditësh që prej këtyre zgjedhjeve, ky subjekt politik nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, pas ngecjes në bisedimet me LDK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz