back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVV-ja distancohet nga deklaratat e Agim Bahtirit për vëllavrasje

VV-ja distancohet nga deklaratat e Agim Bahtirit për vëllavrasje

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri që në zgjedhjet e fundit parlamentare iu bashkua Vetëvendosje ka kërcënuar sot me vëllavrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.

Deklaratat e presidentit Hashim Thaci për bisedime me partitë politike tjera në vend, e ato të LDK’së që mund të krijojnë një qeveri të re me AAK’në e Nismën, nuk i kanë pëlqyer kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Ai sot ka deklaruar se në rast se ndodhë një skenar i tillë, në Kosovë do të ketë vëllavrasje.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, duke deklaruar se në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do t’i ketë 46 deputetë.

Nga kjo deklaratë e Bahtirit, janë distancuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Arlind Maxhuka nga sekretariati për media i LVV’së ka thënë se momentalisht po merren me panedimë dhe se në zgjedhje do të shkohet sapo të dalim nga kjo situatë.

Nga partia e Albin Kurtit shtojnë se nuk ka nevojë për konflikt në vend.

“Aktualisht jemi duke u marr në mënyrë të plotë me Pandeminë Covid19 dhe posa ky virus të largohet e të rikthehet normaliteti, në përputhje me Kushtetutën të shkohet në zgjedhje të reja sic kemi deklaruar edhe ditë më parë. Nuk kemi nevojë për asnjë konflikt, së bashku me qytetarët e vendit, me disiplinën tonë të përbashkët, do ta kalojmë edhe pandeminë edhe secilin problem tjetër”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci sot ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz