Vritet një shqiptar në Berlin
dp

Lexo edhePISA 2025, Kosova mbetet në fund të tabelës: Vetëm një pjesë e vogël e nxënësve arrijnë nivelin bazë

Një person i nacionalitetit shqiptar dyshohet se është vrarë në Gjermani.
Policia e Berlinit dhe prokuroria kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Neukölln”.
Sipas të dhënave të deritanishme, rreth orës 02:40, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”, janë shkrepur disa të shtëna me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari, transmeton Indeksonline

Lexo edhePISA 2025, Kosova mbetet në fund të tabelës: Vetëm një pjesë e vogël e nxënësve arrijnë nivelin bazë
Viktima u godit për vdekje dhe, pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet, të udhëhequra nga Prokuroria e Berlinit, po vazhdojnë, veçanërisht për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit. /Indeksonline/
