Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla është shpallur fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Gjykatësi Sabit Sadikaj ka marrë vendim që Sveçla të dënohet me një vit burgim me kusht.
Ndryshe i akuzuari Sveçla nuk ishte prezent në Gjykatë në momentin e shpalljes së vendimit për burgim, transmeton lajmi.net.
Pak më parë prokurori i rastit kërkoi që Sveçla të dënohet me dy vite burgim efektiv si dhe 3 mijë euro gjobë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, transmeton lajmi.net.
Rasti lidhet me ngjarjet e 21 marsit 2018, kur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohej ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në sallën e Kuvendit u hodh gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës dhe largimin e deputetëve nga salla.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 2 shtator 2026, e shpalli Sveçlën fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edheSot shpallet vendimi në rastin e gazit lotsjellës, Xhelal Sveçla nuk paraqitet fare në gjykatë
Gjykatësi Sabit Sadikaj konstatoi se Sveçla kishte aktivizuar dhe hedhur bombolën e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.
Në të njëjtin rast, Sveçla ishte akuzuar edhe për “Pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Për këtë pikë, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi ndjekja penale kishte arritur parashkrimin./Lajmi.net/













