back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëVritet biznesmeni i njohur

Vritet biznesmeni i njohur

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniq, është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banja Llukë.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbeten gjithashtu të vrarë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje.

Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij.

Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniq ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.

Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë tha se janë të tronditur nga “vrasja brutale e biznesmenit Sllavisha Kruniq”.

“Shprehim ngushllimin tonë për familjen, kolegët dhe komunitetin e gjerë. Ne presim që autoritetet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar krimin dhe t’i përgjigjen në mënyrë të duhur”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata “Global Transparency International” e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz