BallinaLajmeVrasja e 23-vjeçarit në Mitrovicë, të dyshuarit në arrati

Vrasja e 23-vjeçarit në Mitrovicë, të dyshuarit në arrati

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

M.K është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tregon se personat e dyshuar gjendet në arrati.

“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë 12.02.2021-22:19. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Media lokale “Jepi zë” raporton se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.

Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz