BallinaLajmeVotimi në pako i nënkryetarëve, Cakolli: Kjo mënyrë e votimit ishte kundërshtuar...

Votimi në pako i nënkryetarëve, Cakolli: Kjo mënyrë e votimit ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas vendimit që në seancën Konstituive votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.

Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka shkruar se një votim i tillë është në përputhje me kuadrin kushtetues, raporton IndeksOnline.

“Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare”, ka shkruar Cakolli.

Mirëpo sipas tij, pikërisht kjo praktikë që e kishin kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga “ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor”.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme përgatitore për seancën konstituive ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako. Jo vetëm ata të komuniteteve, por të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo mënyrë votimi është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikën e votimit në diskrecion të vetë Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.

Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor.

E gjithë kjo, tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren. Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz