back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeVotat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Të ngjajshme

Ganimete Musliu falënderon të gjithë për përkrahjen e deritanishme

Ganimete Musliu ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve dhe përkrahësve...

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj vlerësohet edhe nga analistët në studiot televizive

Shahin Dervishaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me...

LDK: Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka intensifikuar thirrjet për...

Bashkim Gllareva falënderon gjithë Kosovën për përkrahjen në këtë fushatë elektorale

Bashkim Gllareva ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj qytetarëve...

Bajqinovci nga tubimi përmbyllës i LVV-së: “Prishtina dhe e gjithë Kosova nuk lëshon pe”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka...
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ku dalja e qytetarëve ka qenë 15.597 votues, ose 81.29% nga gjithsej 19.187 votues të regjistruar.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha në një konferencë për media se gjatë gjithë ditës kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit ka kaluar në mënyrë të qetë.

- Advertisement -

“Deri tani ka përfunduar votimi në përfaqësitë diplomatike në shtete si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe Mbretërinë e Bashkuar. Votimi në katër përfaqësitë e tjera, në SHBA dhe Kanada, pritet të përfundojë sipas orës lokale në Kosovë në orën 01:00 pas mesnatës”, tha Radoniqi.

Ai theksoi se fletëvotimet e përfunduara në përfaqësitë diplomatike nuk do të numërohen menjëherë, por do të transportohen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në ditët në vazhdim.

Për më tej, Radoniqi dha edhe një mesazh për ditën e nesërme të zgjedhjeve në vend.

“Më 28 dhjetor na pret një ditë e gjatë. Bëj apel që të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe komunal të jenë të përgatitur dhe të respektojnë rendin dhe ligjin zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësinë të ushtroni të drejtën e votës dhe shpresojmë që gjithçka të zhvillohet në mënyrë të rregullt”, tha ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz