back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeVokrri: Rezultatet nuk tregojnë kualitetin tonë, Bunjaku ka kontratë

Vokrri: Rezultatet nuk tregojnë kualitetin tonë, Bunjaku ka kontratë

Të ngjajshme

Kurti s’flet kur pyetet për kritikat e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar kritikat...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

​Vetëm pak muaj para arrestimit, Mogherini nënshkroi kontratë me “Telekom Srbija”

Vetëm pak muaj para arrestimit të saj, Federica Mogherini...

“Stranger Things” po thyen rekorde në Netflix

Sezoni i pestë i “Stranger Things” ka shpërthyer në...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri bëri vlerësimin e gjendjes së skuadrës së përfaqësueses së Kosovës, si dhe komentoi rreth ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Botërorin 2018, Turqi-Kosovë.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Vokrri u shpreh se rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës nuk po e reflektojnë të vërtetën, ajo e cila po shihet në fushë. Ai këtë vlerësim e bëri veçanërisht për ndeshjet me Finlandën dhe Ukrainën, kurse për atë me Kroacinë tha se ishte një disfatë e thellë.

“Mendoj që edhe kualiteti është në pyetje sepse Ukraina është një ekip i përmasave të tjera, së bashku me Kroacinë. Kështu që ndoshta rezultatet janë të thella mirëpo mendoj se humbjet janë logjike në këtë kompeticion ku jemi sot”, tha Vokrri.

Sa i përket thënieve se trajneri i përfaqësueses do të zëvendësohet me një trajner tjetër, Vokrri deklaroi se “Thëniet nuk ndalen kurrë në futboll dhe nuk do të ndalen as tek ne. Mirëpo ne do ta vazhdojmë punën dhe ajo çka është me rëndësi është që ky ekip i ri, që ka një të ardhme të ndritur, do të vazhdojë me punën e tij dhe sigurisht që në vitet e ardhshme do të jetë një ekip i cili do të jetë edhe më kompetitiv se që është sot”.

“Turqia është një superfuqi në futbollin evropian me vite të tëra”

Në anën tjetër Vokrri komentoi edhe ndeshjen e ardhshme me Turqinë e cila do të luhet më 12 nëntor në Antalia. Ai theksoi se si ekipi i Kosovës ashtu edhe ai i Turqisë përbëhen nga lojtarë të rinj, të cilët kanë nevojë për kohë.

“Turqia ka bërë një ndërrim gjeneratash. Është një ekip i ri i cili nuk ka startuar mirë, po ashtu sikurse ne. Mirëpo Turqia është një superfuqi në futbollin evropian me vite të tëra, është në majat e futbollit evropian dhe mendoj se do të jetë një takim i vështirë. Mirëpo, sigurisht që edhe ne do të kujdesemi që të mos humbim në mënyrë të lehtë dhe naive”, tha Vokrri.

Duke vënë në dukje se ndeshjet e deritanishme janë eksperiencë si për lojtarët ashtu edhe për seleksionuesit, Vokrri tha se “Sigurisht që Turqia do të luajë me të gjitha forcat që ta fitojë këtë ndeshje por edhe ne do t’i kundërvihemi me forcat tona”.

Kryetari i FFK-së vlerësoi edhe punën e trajnerit të Turqisë Fatih Terim, duke shtuar se ai është një trajner që ka treguar kualitetin e tij si në vend, ashtu edhe jashtë shtetit. Ai tha se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Federatën e Futbollit të Turqisë.

“Vetë fakti se përfaqësuesja e Turqisë ishte ajo që erdhi menjëherë në Kosovë për lojën miqësore tregon miqësinë tonë. Edhe në takime me UEFA-n dhe kongrese të ndryshme ne gjithmonë jemi përkrahur nga Federata Turke”, thotë Vokrri.

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, në një konferencë për media gjithashtu bëri të ditur se dy deputetë nga Kuvendi i Kosovës, të cilët janë pjesë e bordit menaxhues të kësaj federate, kanë dhënë dorëheqje. Bekim Haxhiu, i cili ishte nënkryetar i FFK-së dhe Murat Hoxha, anëtar ekzekutiv i Komitetit në FFK-së dhanë dorëheqje pas kërkesës së UEFA-s, me arsye që politika të mos ndikojë në futbollin e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz