Serbët përlahen në mes vete për Kosovën

Partia Popullore Serbe (SNP) ka kërkuar sot nga autoritetet shtetërore për t’i hetuar arsyet se përse kryetari i Federatës së Volejbollit të Serbisë, Nenad Golijanin abstenoi gjatë votimit për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare Volejbollit (FIVB), shkruan beta.rs, raporton Zeri.info.
Përmes një deklarate, kjo Parti e ka vlerësuar vendimin e Golijanin si ‘skandal të paparë në historinë e sportit serb’, duke shkuar edhe më larg, sa që e veprimet e tij i krahasoi me ‘elemente të krjimit, që e kundërshtojnë politikën zyrtare shtetërore dhe që e kërcënojnë sigurinë kombëtare’, përcjellë Zeri.info.
“Është për të të ardhur keq që vendet tjera, të tilla si Spanja, e cila ka votuar kundër pranimin e Kosovës në FIVB, u treguan më shumë avokatë për interesat e Serbisë se sa që e bënë këtë përfaqësuesit serbë, të cilët e kishin këtë punë një detyrë kombëtare. Nëse qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë është që nuk e njeh pavarësinë e shtetit të rremë të Kosovës, detyrimi i çdo zyrtari sportiv është për të votuar kundër pranimit të vendit të terrorist Hashim Thaçi në ndonjë organizatë sportive në botë”, thuhet në këtë deklaratë.
Kjo Parti e kishte akuzuar edhe kryetarin e Komitetit Olimpik të Serbisë, Vlade Divac, i cili në vitin 2014, kishte ‘luftuar’ kundër interesave kombëtare, duke ia dhënë ‘dritën jeshile’ Kosovës për t’u pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Lexo edheMomenti kur Sabri Hamiti i kërkonte Haradinajt t’ia lëshonte foltoren (Video+Foto)
SNP thotë se zyrtarët sportivë serbë janë ‘bashkëfajtorë në njohjen e shtetit të rremë të Kosovës’.
Në Kongresin e mbajtur dy ditë më parë në Buenos Aires, Federata Ndërkombëtare e Volejbollit e pranoi me t drejta të plota Kosovën dhe Sudanin Jugor.
Federata e Volejbollit të Serbisë abstenoi, kurse kundër pranimit të Kosovës ishte vetëm Spanja.














