Vogëlushes nga Rahoveci i bie televizori mbi trup, është në gjendje të rëndë shëndetësore
03

Lexo edheJashari i SBASHK’ut: Nëse Apeli vendos që t’i kompensojmë orët, rastin e dërgojmë në Bruksel

Donela Kastrati, një vajzë dyvjeçare, ishte lënduar rëndë nga një televizor, model i vjetër, i cili i kishte rënë në pjesën e barkut. Nga lëndimet e marra, mjekët kanë vërejtur një formacion cistik në pankreas. Ajo gjashtë javë kishte qëndruar pa ushqim e ujë, për t’iu nënshtruar më pas një operacioni të rrallë, i dyti brenda 20 vjetëve, raporton T7.
Me ndihmën e babait të saj, po ecën përsëri. Madje, edhe po luan me top.
Donela Kastrati, nga fshati Malësi e Vogël e Rahovecit, para disa muajve kishte pësuar lëndime të rënda nga një televizor, model i vjetër, i cili i kishte rënë në pjesën e barkut.
Babai i saj, Durim Kastrati, tregon për “HUMAN”, se vajza pas lëndimit, për disa orë kishte qenë pa vetëdije.

Lexo edheJashari i SBASHK’ut: Nëse Apeli vendos që t’i kompensojmë orët, rastin e dërgojmë në Bruksel
Familja Kastrati vajzën menjëherë e kishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës. Aty, dyvjeçarja do të qëndronte e shtrirë dy javë.