BallinaLajme“Vlerësojeni ju vet…”, Murseli pyetet nga prokurorja nëse i duket logjike që...

“Vlerësojeni ju vet…”, Murseli pyetet nga prokurorja nëse i duket logjike që hajni kaloi ka Liridona

Të ngjajshme

Rusia kryen stërvitje me raketa bërthamore në Siberi

Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë zhvilluar stërvitje në...

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.Murseli e ka dhënë versionin e tij, duke e cilësuar rastin si grabitje.

“Papritmas del një person i maskuar në mes të rrugës, personi ishte përballë meje në rrugë dhe i kam çu duart. Ka ardhë te dritarja e Liridonës dhe aty ia kam dhënë paratë. Kam dalë nga vetura, kanë dalë edhe fëmijët, telefonin e kam lënë sipër veturës.

”Prokurorja: A po të duket logjike me kalu hajni te Liridona?

Përgjigja e Naim Murselit ishte: Vlerësoni vetë.

Po ashtu, prokuroria bëri të ditur se ditën e vrasjes, Murseli e ka telefonuar tri herë Granit Pllanën.

Një telefonatë është realizuar rreth orës 09:00, tjetra në orën 09:21 dhe një tjetër në orën 10:35. Sipas të dhënave të paraqitura, këto kanë qenë thirrje të humbura.Para gjykatës, Naim Murseli shpjegoi arsyet e komunikimeve telefonike me Granitin dhe Kushtrimin.

“Unë atë ditë jam takuar me Granitin. Kushtrimi dhe Graniti një ditë më herët kishin pasur një problem mes vete. E kam thirrur Granitin, por nuk m’u përgjigj. Kushtrimi më tha: shko në filan vend, se është Graniti aty. Kushtrimit i ishte prishur vetura. Ai tha po shkoj ta rregulloj veturën dhe shihemi më vonë. Kjo ka qenë arsyeja e bisedave,” deklaroi Murseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz