BallinaLajmeVIDEO/ Khabib pritet si hero në Rusi, fjalim emocionues në ‘Anzhi Arena’

VIDEO/ Khabib pritet si hero në Rusi, fjalim emocionues në ‘Anzhi Arena’

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Khabib Nurmagomedov ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Dagestan (Rusi), ku i është rezervuar një pritje madhështore, pas fitores që ai arriti në eventin e UFC-229 ndaj irlandezit Conor McGregor.

Rusi fitoi me “submission” në raundin e katërt, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e lehtë. Por incidenti që ndodhi pas këtij dueli, ku u përlesh jashtë kafazit me stafin e irlandezit krijoi më shumë zhurmë se sa vetë sfida.

Ndaj dhe Nurmagomedov u prit si një hero kombëtar në vendlindjen e tij, si nga qeveritarët ashtu dhe nga mijëra fansa, që u mblodhën në stadiumin “Anzhi Arena” për ta përshëndetur.

“Shpresoj të kem mbajtur lart nderin tim, të vendit tim dhe të mos kem lënduar ndjenjat e askujt”, iu drejtua Nurmagomedov fansave të tij.

Fansat kaluan gardhet e sigurisë së stadiumit dhe u futën në fushë për ta rrethuar dhe përshëndetur Khabib, që mbante në krahë gjerdanin e titullit kampion dhe shoqërohej nga babai i tij, Abdulmannap.

30-vjeçari është ende i pamposhtur në karrierën e tij (27 fitore e asnjë humbje), por pas incidentit ai është vënë nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada.

Ndërkohë që, ende nuk i është dhënë shpërblimi prej 2 milionë dollarësh, që i është mbajtur “peng” nga UFC-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz