back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVetëvendosje jep përgjigjen se a do të jetë pjesë e Komisionit për...

Vetëvendosje jep përgjigjen se a do të jetë pjesë e Komisionit për matjen e terriorit Kosovës

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Lëvizja Vetëvendosje cilëson se themelimi i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, është ide absurde, kur vijat e kifitare janë të qarta as me Shqipërinë e Serbinë.

“Ne veçse jemi përgjigjur në lidhje me idenë për Komisionin e propozuar për ta bërë matjen e territorit nga Qeveria e Kosovës, dhe mbesim të mendimit që kjo është një lojë e pushtetit, i cili nuk po e do zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Pushteti po do që të mbajë gjallë diskutimin për demarkacionin në versionin aktual që ia humbet Kosovës 8200 hektarë, përderisa ky version ka marrë fund me 1 shtator”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se zgjidhja e këtij probleme qëndron në kthimin e demarkacionit në pikën sero.

“Ne konsiderojmë që zgjidhja e kësaj çështje qëndron tek kthimi i demarkacionit në pikën zero, në mënyrë që të kemi demarkacion me Malin e Zi, i cili nuk e cenon integritetin territorial të Kosovës, i cili është në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Prandaj ideja e matjes së territorit, ndër të tjera, është edhe absurde, kur e dimë se ne nuk i kemi të qarta vijat e kufirit as me Shqipërinë e Serbinë”, ka thënë ai.

Hoti ka potencuar se në vend themelimit të këtij komisionit, duhet të themelohen dy komisione të tjera.

“Janë dy komisione që do të duhej të formoheshin pas gjithë kësaj çfarë ka bërë qeveria: komisioni për rishqyrtimin e tërsishëm të versionit aktual të demarkacionit dhe komisioni i cili heton punën e deritanishme të Komisionit Shtetëror të Murat Mehës, për të parë shkeljet procedurale e penale nese ka”, ka thënë ai./Periskopi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz