Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici Daut Hoxha, ku ka bërë të ditur se një veturë ka dalur jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Hoxha ka njoftuar se një femër ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 18:15 në Komoran është raportuar se është shkaktuar një vet aksident trafiku ku është përfshirë një automjet, një femër raportohet se ka pësuar lëndime.
Vetura ka dal jashtë rrugës dhe është rrokullisur”, ka thënë Hoxha.
Tutje Hoxha ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit te automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafiku, posaqërisht gjatë kohës kur kemi kufizim të dukshmërisë gjatë orëve të hershme natën dhe në kohë me mjegull./IndeksOnline/