Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar të gjithë haxhilerët që janë nisur për në Mekë dhe Medinë.
Përmes një postimi në Facebook,Veseli iu ka uruar shëndet, adhurim të pranuar dhe kthim të shëndosh në atdhe.
“Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe.

Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë Haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim”, ka shkruar Veseli.