back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVeseli: Të punojmë që fëmijët të mund të krenohen me vendin e...

Veseli: Të punojmë që fëmijët të mund të krenohen me vendin e tyre

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, ngase, siç tha ai, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu potencialin njerëzor.

Veseli tha se niveli me të cilin respektohen të drejtat e fëmijëve tregon vetë nivelin e zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë.

Në prezencë të disa ministrave, shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, përfaqësuesve të tjerë të institucioneve vendore, si dhe fëmijëve të shumtë, kryetari i Kuvendit falënderoi këta të fundit për vizionin të cilin ata po e tregojnë për veten dhe të ardhmen e tyre.

“Kosova duhet të krijojë perspektivë për këtë gjeneratë. Ne kemi nevojë për një rini të përgatitur. Përveç dashurisë tradicionale që ushqejmë ndaj fëmijëve, si dhe përkushtimit institucional, ne duhet të kemi edhe përkushtimin strategjik”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se duhet përgatitur fëmijë konkurrentë dhe në hap me zhvillimet e kohës, të gatshëm për tu ballafaquar me sfidat e së ardhmes.

Veseli tha se fenomenet e dhunës janë të patolerueshme, ngase, sipas tij, krijojnë trauma në ambientin në të cilin rriten fëmijët.

Ai tha se ky takim duhet të jetë mesazh që të ndalet dhuna.

“Të rinjtë duhet t’i largojmë nga rruga dhe t’i integrojmë. Investimi në mirëqenien e fëmijëve, respektimi rigoroz i të drejtave të tyre, është investimi për të ardhmen e shtetit tonë. Të punojmë që fëmijët e Kosovës nesër të mund të krenohen me prindërit dhe vendin e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz