Veseli i shkon në shtëpi Thaçit për ta mbështetur në ditën e protestës
dp·

Në ditën kur qytetarët do të protestojnë kundër presidentit Thaçi në protestën e thirrur nga Vetëvendosje, Kadri Veseli i ka shkuar në shtëpi atij për ta përkrahur nga afër. Këtë moment Veseli e ka ndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka treguar se ndodhet në konakun e familjes Thaçi.
“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj”, ka shkruar Veseli, transmeton Gazeta Express.
Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme konkretisht në orën 14:00 do të protestohet kundër Hashim Thaçit me moton “një popull si nënshtrohet një njeriu”.
Kjo protestë është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa asaj i janë bashkuar edhe deputetë të partive tjera.

Lexo edheMomentet kur nis protesta Thaçi do t’i kalojë brenda një kazerme ushtarake
Protestohet kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve me Serbinë.














