back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVeseli: Bashkë me të rinjtë do ta luftojmë korrupsionin dhe të krijojmë...

Veseli: Bashkë me të rinjtë do ta luftojmë korrupsionin dhe të krijojmë perspektivë në Kosovë

Të ngjajshme

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri...

Mustafa: Presidentja dhe Kryeministri të mbajnë përgjegjësi për rrënimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës...

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar dhjetëra të rinj të Kamenicës që i janë bashkuar PDK-së në kauzën e kreut të saj për luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e perspektivës për të rinjtë brenda Kosovës.

Gjatë takimit me të rinjtë e Kamenicës, lideri i PDK-së tha se qytetarët e kësaj komune u mashtruan para dy vitesh nga Lëvizja Vetëvendosje me premtime boshe ndërsa tani e njëjta politikë ka nisur mbylljen e shumë shkollave duke ua pamundësuar qytetarëve të jetojnë në vendlindjen e tyre.

Ai tha se mbyllja e shkollave nuk duhet të ndodhë, përkundrazi ai tha se qytetarët e Kamenicës duhet të mbështeten edhe më shumë për të qëndruar në vendlindjen e tyre.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’iu krijuar mundësi të rinjve brenda Kosovës.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Një tjetër tubim me dhjetëra të rinj e të reja të Kamenicës, që i janë bashkuar Partisë Demokratike, sepse besojnë se partia jonë ka kurajon që të luftojë korrupsionin e të krijojë mundësi për ta brenda Kosovës.

Unë, me mbështetjen e tyre, do të bëj çmos që t’i jap fund largimit të të rinjve jashtë vendit.

Po ashtu, për ne është interes strategjik që shkollat dhe shërbimet publike të jenë sa më afër qytetarëve në zonat kufitare siç është rasti i Kamenicës, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të lëvizin nga vendlindja dhe pronat e tyre.

Vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’iu krijuar mundësi të rinjve brenda Kosovës.

Ne do të punojmë që të ndërtojmë një ekonomi të zhvilluar, ku do të ketë mirëqenie për të gjithë qytetarët, kudo që ata jetojnë.Image may contain: 15 peopleImage may contain: 1 person, sitting and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz