Asnjë ofertues, anulohet tenderi mijëra eurosh për bombolat e gazit për FSK-në
dp

Lexo edheIsh-këshilltari i Thaçit përkrahë Gruden: Durove lloj-lloj pallavrash, bëhu gati për garë!

Ministria e Mbrojtjes ka anuluar ritenderin për furnizimin me bombola CO₂ dhe azot për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi në këtë aktivitet të prokurimit nuk është paraqitur asnjë operator ekonomik.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 15,500 euro, sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në E-prokurimi, shkruan IndeksOnline.



Përmes këtij tenderi, ministria synonte të siguronte furnizimet e nevojshme për FSK-në, me qëllim të mbështetjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në përmbushjen e detyrave të saj.

Lexo edheIsh-këshilltari i Thaçit përkrahë Gruden: Durove lloj-lloj pallavrash, bëhu gati për garë!
Megjithatë, mungesa e ofertave ka bërë që procedura e prokurimit të anulohet.
Në njoftim nuk janë dhënë informacione shtesë për hapat e ardhshëm lidhur me këtë furnizim.