back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, flet dëshmitari: “Pas sulmit, gra...

Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, flet dëshmitari: “Pas sulmit, gra e fëmijë filluan duke qarë”

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit.

Një nga dëshmitarët A.S për Indeksonline ka treguar për tmerrin që kishin përjetuar udhëtarët, transmeton Indeksonline.

“Mbrëmë rreth orës 02:00, pas mesnate është sulmuar me gur autobusi  i kompanisë Shpejtimi me tabela shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë, të gjithë gra e fëmijë filluan duke qarë, u frikësuan.”, u shprehë ai duke treguar se nuk është lënduar askush pasi është hedhur një guri në xhamin tek shoferi.

Tutje, dëshmitari tregoi për ardhjen dhe sjelljen e Policisë së Serbisë në vendin e ngjarjes.

“Pas 30 minutave arriti Policia serbe në vendin e ngjarjes. Sjellja ishte e mirë por kanë ardhur me vonesë. “, u shprehë dëshmitari.

Në fundi ai tregoi se në Serbi kanë qëndruar deri në ora 05:00 dhe pastaj janë nisur dhe se tashmë gjendën në rrugën Austri-Gjermani. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz