Maqedonci: Siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026”, të organizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Maqedonci tha se siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare, duke theksuar se do të vazhdojnë investimet në teknologji, profesionalizëm dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Postimi i plotë:
Ky ushtrim shënon të parin e këtij lloji të realizuar nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kinernetike. Funksionalizimi i Qendrës në FSK është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e partneritetit në zhvillimin e kapaciteteve tona në fushën e sigurisë kibernetike.

Lexo edheMusliu për ligjin e Speciales: Përmirësimi nuk është tërheqje
Siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare. Përballimi i kërcënimeve bashkëkohore kërkon kapacitete të avancuara, përgatitje profesionale dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Si Ministër i Mbrojtjes, mbetet prioritet zhvillimi dhe avancimi i kapaciteteve të FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike.
Do të vazhdojmë të investojmë në dije, teknologji dhe profesionalizëm, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët tanë strategjikë, për një Republikë të Kosovës më të sigurt dhe më të qëndrueshme përballë sfidave të së ardhmes












