Musliu për ligjin e Speciales: Përmirësimi nuk është tërheqje
dp

Lexo edheArrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Musliu ka bërë të ditur se PDK-ja ka ndërmarrë zyrtarisht hapin për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, me synimin për të adresuar vërejtjet dhe për të forcuar sigurinë juridike dhe të drejtat kushtetuese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ajo ka theksuar se përmirësimi i ligjit nuk përbën tërheqje, ndërsa ka konfirmuar se partia do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
“UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar Musliu.

Lexo edheArrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë