Vendi ku u gjet i vdekur në veturë aktori i “O Sa Mirë” (Foto)
03·

Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50, në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.
Gazeta Express ka qëndruar në vendin ku është gjetur vetura, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i ish-aktorit të serialit “O Sa Mirë”.
Aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, po dyshohet se u vetëvra.

Lexo edheGold Ag: Qe sa më thirre o vëlla me ardh në Gjakovë e tash unë do të vijë në varrimin tënd
Në veturën ku u gjet i vdekur Art Kurti, është konfirmuar se është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur vetëm një fishek të shkrepur në kokë.






















