back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVdes 23 vjeçarja nga Drenasi, dy ditë pasi u vaksionua

Vdes 23 vjeçarja nga Drenasi, dy ditë pasi u vaksionua

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Vdes 23-vjeçarja nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinën.

23-vjeçarja, Zarife Imeri nga Drenasi raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK dy ditë pasi e kishte marr vaksinën Pfizer.

Një familjar i saj, me anë të një postimi në Facebook pretendon se shkaku i vdekjes është pikërisht vaksinimi.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. MOS NA DETYRONI MOS NA KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë”, shkroi ai.

Ndërkaq Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, për Klan Kosova ka deklaruar se e ndjera ishte vaksinuar me procedurë të rregullt me datë 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, dhe se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit”.

Sipas këtij familjari, i cili është djali i saj i dajës, e ndjera ka pasur një intervenim kirurgjik para gjashtë vjetësh në mëlqi, dhe se para tre ditësh pasi u vaksinua, është ndjerë e lodhur dhe ka pasur marramendje. Për këtë shkak familjarët e kanë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku dje edhe ndërroi jetë.

Në certifikatën e vdekjes së lëshuar dje nga Klinika Emergjente e ShSKUK-së, përmendet se shkaku i vdekjes ka të bëjë me hemorragjinë.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz