back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeVdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë/ Kosova renditet e para në...

Vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë/ Kosova renditet e para në botë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keqmenaxhim

Të ngjajshme

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Si u formuan blloqet e jetës në asteroidin Bennu

Shkencëtarët kanë zbuluar se si u formuan blloqet themelore...

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 10 mijë e 795, ku në mesin e tyre, 365 kanë humbur jetën e ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar.

Kështu, numri i lartë i vdekjeve ka bërë që Kosova të renditet e para në botë, sa u takon vdekjeve nga COVID-19 në 1 milion banorë.

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë më parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja. Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Lidhur me këto statistika ka reaguar deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Përmes një reagim në Twitter, Kusari-Lila shkruan:

“Kaq për menaxhimin e mirë të Armend Zemaj nga LDK dhe lavdërimin e Isa Mustafës për punën e kryer nga jurisiti, Ministër i shëndetësisë. Ironikisht, duket se Isa Mustafa po lexon mbrapsht “suksesin” e Kosovës. Kush është “xhelati i vërtetë” po tregojnë statistikat”, ka shkruar Kusari-Lila.

Prej disa javësh, numri i vdekjeve në Kosovë brenda 24 orëve ka qenë mbi 10 persona, duke bërë kështu që shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 të rritet.

Top Channel

Të Fundit

Sport

ShowBiz