Vdekja e papritur, shikoni intervistën e fundit të Adelës (Video)

Ataku në zemër i mori jetën mëngjesin e kësaj të diele gazetares së njohur Adelajda Xhamani.
Ajo iku nga kjo jetë në moshë fare të re, vetëm 31 – vjeçe. Me një të ardhme të shkëlqyer përpara, Adelajda prej vitesh tashmë ishte pjesë e medias dhe botës së televizionit.
Të shumtë janë ata do ta kujtojnë gazetaren dhe kryeredaktoren për thjeshtësinë e saj, energjinë pozitive e pasionin për gazetarinë.
Ndër shfaqjet e saj të fundit televizive ishte ajo në studion e “Rudina”, në Televizionin Klan, më 11 Shtator, ku Adelajda ishte ftuar për të folur rreth dasmës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

Lexo edheGjendet e vdekur gazetarja shqiptare
Duke folur pikërisht për këtë event ajo do të vlerësonte thjeshtësinë e tij. “Ajo që pëlqyen njerëzit ishte thjeshtësia e dasmës, kërcyen thjeshtë, kishin mbledhur njerëzit e dashur. Njeriu e zgjedh si të dojë vetë ditën më të rëndësishme të jetës…”














