Vazhdon drama në Istog, KQZ befason me këtë veprim
BILLI
Lexo edheDrejtori i një gjimnazi ua heq nga 20 euro prej pagave mësimdhënësve që pushuan për 28 Nëntor
Rezultati preliminar i cili është paraqitur nga KQZ ka gjasë të mos jetë ai i vullnetit të qytetarëve të Istogut.
Burime në KQZ i kanë thënë Kohës Ditore se janë bërë gabime në administrim të rezultatit. Sipas të njëjtit burim kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka fituar në Istog, me saktësisht 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.
Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se AAK-ja po feston para kohe. Sipas tij, Haki Rugova i LDK-së është 55 vota përpara.
Lexo edheDrejtori i një gjimnazi ua heq nga 20 euro prej pagave mësimdhënësve që pushuan për 28 Nëntor
“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Nga ana tjetër, Gani Dreshaj ka shpallur tashmë fitoren, e AAK dhe simpatizantët e saj në Istog kanë nisur festën.