Ndërhyrje e suksesshme urgjente në Pulmologjinë e QKUK-së, i hiqet trup i huaj pacientes 63-vjeçare
dp

Lexo edheMustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte paraqitur si rast urgjent, ndërsa pas ekzaminimit me CT të toraksit u konfirmua prania e trupit të huaj në bronkun kryesor të majtë, duke shkaktuar bllokim të plotë të lumenit bronkial dhe duke paraqitur rrezik serioz për komplikime.
Ekipi i Klinikës së Pulmologjisë ka ndërhyrë menjëherë përmes bronkoskopisë, përmes së cilës trupi i huaj është larguar me sukses.
QKUK ka vlerësuar reagimin e shpejtë dhe koordinimin e stafit shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme në raste të tilla urgjente. /Lajmi.net/

Lexo edheMustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja
Postimi i plotë: