back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDrejtori i një gjimnazi ua heq nga 20 euro prej pagave mësimdhënësve...

Drejtori i një gjimnazi ua heq nga 20 euro prej pagave mësimdhënësve që pushuan për 28 Nëntor

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, një mësimdhënës është paguar 3 muaj rresht, pa marrë fare pjesë në procesin mësimor.

Hazir Salihu kishte kërkuar nga Drejtoria e shkollës që ta lirojnë nga puna për afër 3 muaj, meqë i duhej ta shoqëronte bashkëshorten e tij në një udhëtim jashtë shtetit, për shërim.

Mospraninë e mësimdhënësit, e pranon drejtori i gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, Enver Azemi.

Ai thotë se Salihu ka kërkuar të lirohet nga ky obligim dhe në një mbledhje të mësimdhënësve me unanimitet, është vendosur që kjo t’i mundësohet.

Ai po ashtu pranon se pagesa nuk i është ndalur, por ka një marrëveshje me shkrim ndërmjet shkollës dhe Salihut, që ai do t’ia japë pagën mujore profesorit që e ka zëvendësuar atë.

KTV-ja ka dashur të marrë një prononcim nga Salihu, por ai nuk ka qenë në objektin e shkollës, e madje nuk na është siguruar kurrfarë kontakti me të.

po të njëjtën shkollë janë shënuar edhe disa parregullsi tjera.

Për ditën e 28 shtatorit që në Ferizaj njihet si Dita e Dëshmorve, Drejtoria e shkollës kishte njoftuar se nuk mbahet mësim, por mësimdhënësit duhet të jenë prezentë në shkollë.

Megjithëkëtë, mbi 30 mësimdhënës kishin munguar atë ditë.

E, me këtë rast, drejtori i shkollës përveç ankesës në Komunë, këta profesorë nuk i kishte toleruar si Hazir Salihun, por për të gjithë kishte kërkuar që t’u ndalen nga 20 euro nga paga mujore.

Thotë se për këtë veprim i janë ankuar mësimdhënësit, por që ishte i vendosur t’ua shqiptojë dënimin.

Sipas tij, janë të papranueshme këto mungesa të mësimdhënësve, prandaj dënimet çdo herë do të jenë të pashmangshme.

KTV-ja është munduar të marrë një përgjigje nga drejtori në detyrë i Arsimit i komunës së Ferizajt, Muhamet Halili, se si do t’i trajtojë komuna këto raste, por ai nuk ka qenë i qasshëm me gjithë insistimin e vazhdueshëm të ekipit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz