Shumica e minatorëve largohen nga Trepça ku mbetën të ngujuar deri pasmesnate
dp

Lexo edheMot i ngrohtë dhe me diell të enjten, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Mbrëmja e kaluar ishte e gjatë për shumë prej minatorëve që ishin në ndërrimin e dytë në Minierën e Trepçës, të cilët nuk e kishin paramenduar që do të mbesnin të ngujuar deri në orët e vona të pasmesnatës.
63 minatorë kishin mbetur të ngujuar në horizontet 8, 9, 10 dhe 11, si pasojë e djegies së një trafoje të energjisë elektrike në tunelin e parë.
“Deri në orët e vona pasmesnatës aty ndodheshin ekipet e zjarrfikësve të cilët bënin çmos së bashku me ekipet teknike që t’i nxirrnin të gjithë minatorët në gjendje të mirë, dhe të ndalej zjarri në trafostacion. Për fat të mirë, deri diku rreth orës 03:00 të mëngjesit, besoj se një numër i madh i minatorëve kanë dalë, dhe besoj se deri në atë kanë mbetur edhe diku rreth pesë minatorë në Minierë, kryesisht që kishin probleme më të rëndë shëndetësore. Shpresoj që të kenë dalë edhe ata, pasi nuk kam arritur të kontaktoj më.

Lexo edheMot i ngrohtë dhe me diell të enjten, temperaturat deri në 25 gradë Celsius