BallinaRegjionaleVazhdojnë punimet në pastrimin e lumit “Drenica”

Vazhdojnë punimet në pastrimin e lumit “Drenica”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit është duke vazhduar në implementimin e projekteve të planifikuara për këtë vit.

Sipas kësaj komune, në mesin e dhjetëra projekte të kësaj drejtorie, këtë vit ka vazhduar edhe me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e lumit “Drenica” dhe “Vërbica”.

“Pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i këtyre lumenjve ka gjatësinë afër 35 kilometra dhe atë në këto drejtime; nga fshati Çikatovë e Re në drejtim të fshatit Gllobar, Tërstenik I dhe II, Polluzhë deri në kufi me fshatrat e Komunës së Skenderajt, pastaj ka vazhduar në fshatin Vërboc. Si rregullimi i shtratit të lumit Drenica është në lloton 5 dhe 6, ndërsa janë duke u punuar në llot 7 nga Zabeli i Ulët në drejtim të Negrocit. Kujtojmë se për zgjerimin, thellimin dhe pastrimin e lumit ‘Drenica’ dhe “Vërbica” është duke vazhduar llot 1, 2 dhe 3, nga ‘Guri i Plakës’ në fshatin Dobroshec në drejtim të Drenasit dhe Komoranit”, është thënë në njoftimin  Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz