HomeLajmeHamza i bën thirrje Qeverisë: Bëni fushatë të ndershme, mos përdorini resurset...

Hamza i bën thirrje Qeverisë: Bëni fushatë të ndershme, mos përdorini resurset shtetërore për garë

Të ngjajshme

“Godet” Dolce: “Një si unë nuk mund ta ndryshosh”

Një postim i fundit i ish-banores së BBVK-së, Dolce,...

​Përgatitje intensive për Dardanët, ndërpritet stërvitja për një lojtar

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet me...

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku mbetet në burg

Veliaj kishte paraqitur rekurs duke kërkuar zëvendësimin e masës...

Stradner: Vizita e kongresistëve, hap për riafirmimin e angazhimit të SHBA-së për paqe në rajon

Vizita e dy kongresistëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor është...

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një konference për media ka bërë thirrje te të gjitha partitë politike që të bëjnë fushatë të ndershme.

Në fjalën e tij, ai tha se pushteti ka përgjegjësi që të garantojë barazi dhe ndershmëri në zgjedhje, duke shtuar se nuk duhet lejuar përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të fushatës.

Hamza tha se veprimet nga pushteti ditëve të fundit, garën për fushatë e bëjnë të pabarabartë.

“Sot më 28 maj, në Ferizaj do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e datës 7 qershor. Në orën 20:00, në sheshin te komuna e Ferizajt, ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Po hyjmë në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim te demokracia, dhe me vizion të qartë për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Prandaj, dua të iu bëj thirrje të gjitha partive politike që kjo fushatë të jetë e qetë, demokratike, me korrektësi të ndërsjellë dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira”, tha Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz