Vala: Thirrjet nga Mali i Zi nuk shkaktojnë shpenzime
Ky është njoftimi i plotë nga VALA:
Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se këto ditë kemi pranuar shqetësime lidhur me thirrje nga disa numra me prefiksin +382.
Nëse numrat e tillë ju thërrasin dhe ju lajmëroheni në ato thirrje, juve nuk iu shkaktohet asnjë shpenzim.
Por, nëse ju thirrni prapa ata numra, atëherë faturoheni konform tarifave aktuale.
Lexo edheEkskluzive: Behgjet Pacolli, president i vendit pasi Thaçit t’i përfundoj mandati
Kjo dukuri nuk ka të bëjë me Valën dhe si dukuri e tillë është keqpërdorim nga kompanitë ndërkombëtare të cilat mund të vijnë nga shtete shumë të vogla.
Vala është duke u marrë me këtë çështje në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që është e mundur.
Ne ju rekomandojmë të bëni kujdes të mos i thirrni mbrapa numrat që mund të jenë të panjohur për ju.














