Vaki shqiptare, tre shqiptarë e vodhën shefin në fabrikën e kafesë, fituan afro 1 milion euro
dp

Lexo edheInstituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen

Policia shqiptare e ka realizuar operacionin “Inventari”. Tre punëtorë kanë vjedhur 40 mijë kilogramë kafe në subjektin ku e shitën. Në pranga janë vënë dy magazinierë dhe shpërndarësi.
Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 vjetëve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.
Si rezultat i operacionit:
-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Lexo edheInstituti Albanologjik nesër mban mbledhje komemorative për Rexhep Qosjen
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.