BallinaBotëVajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa...

Vajza siriane që ecte me kuti konservash për në shkollë, gjen shpresa në Turqi

Të ngjajshme

Ska pushim në futbollin kosovar, sot dy ndeshje nga Liga e Parë

Pavarësish pushimeve ndërkombëtare, në Kosovë nuk ndalen ndeshjet futbollistike. Sot...

Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin...

Agjenti i yllit të Cityt në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka përfituar shumë nga tregu i lojtarëve të...

Një vajzë tetë-vjeçare nga Alepo ishte parë të lëvizte në një kamp refugjatësh, nw Idlib, me tuba plastikë e kuti konservash në këmbë, të cilat ia kishte sajuar i ati, që ajo që të mundej të ecte për në shkollën e kampit.

Fotot u përhapën në internet dhe tani është marrë në Stamboll, nga një klinikë e specializuar, kur do të marrë trajtim profesional.

Vajza, e quajtur Maja Merhi, ka lindur pa këmbë për shkak të një problemi gjenetik. Babai i saj, që ka të njëjtën sëmundje, vuri re se pas një operimi të bërë në kamp, që çoi në shkurtimin e mëtejshëm të këmbës, ajo nuk po ecte dot për në shkollë. Kështu që ai sajoi proteza me tuba palstikë e kuti konserve në fund, që të mos çaheshin.

Pas fotove, “Hëna e Kuqe” e Turqisë, një klinikë në Stamboll dhe njerëz të shumtë kanë mbledhur fonde dhe kanë bërë të mundur trajtimin.

“Maja do të ecë”, tha dr. Mehmet Zeku Culcu, specialisti që po e trajton në klinikën e Stambollit. “Shpresojmë ta arrijmë për tre muaj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz