Vajza nga Kosova “çuditi” gjermanët me emrin e pazakontë
Ajo ka njërin nga emrat më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani. Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.
Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore.
Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi. “Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de,Insajderi.
Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.
Lexo edheAksident i rëndë në rrugën e Kombit (FOTO)
Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.
Nëna e saj ka qëndruar e vetme gjatë lindjes në sallë dhe e ka përballuar lindjen shumë mirë.
Atë nuk kishte mundësi ta shoqëronte bashkëshorti, Flamuri, pasi që i duhej të kujdesej për dy fëmijët tjerë, Elamin 5 dhe Enisin 2 vjeçar. Ndërkohë Krefelda me të ëmën janë kthyer në shtëpi.














