Aksident i rëndë në rrugën e Kombit (FOTO)
BILLI·
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.
Nga aksidenti, shoferi ka mbetur brenda në kamion, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e aksidentit, të cilët po mundohen që të nxjerrin shoferin nga makina.
Deri tani ende nuk dihen shkaqet e aksident, por nga të dhënat e para dyshohet se atë mund ta ketë zënë gjumi.
Lexo edheE vranë dhe e dogjën, zbardhen detaje nga krimi horror me kosovarin
/GazetaExpress/















