back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëUNESCO merr në mbrojtje Xhaminë Ibrahimi si "trashëgimi botërore palestineze"

UNESCO merr në mbrojtje Xhaminë Ibrahimi si “trashëgimi botërore palestineze”

Të ngjajshme

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), ka përshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore qytetin e vjetër në Hebron të Bregut Perëndimor, ku gjendet edhe Xhamia Ibrahimi (Haram al Ibrahimi), duke e cilësuar atë si “trashëgimi botërore e rrezikuar e Palestinës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s vendimin për përfshirjen në listë të Xhamisë Ibrahimi dhe qytetit të vjetër dhe marrjen e saj nën mbrojtje e ka marrë përmes një votimi në Asamblenë e 41-të të Përgjithshme në qytetin Krakov të Polonisë.

Ndërkaq, komiteti nuk i ka pranuar nismat e përfaqësuesit të përhershëm izraelit, Carmel Shama-Hacohen, që votimi i cili deri më tani është zhvilluar i hapur dhe me ngritjen e duarve të zhvillohet i mbyllur me zarf. Ai kishte argumentuar se shtetet votuese mund të kenë trysni nga shtete të tjera.

Gjatë votimit, tre anëtarë kanë votuar kundër, 12 pro, kurse gjashtë të tjerë kanë abstenuar.

Me këtë vendim, UNESCO refuzon pretendimet e Izraelit mbi Xhaminë Ibrahimi në Hebron të Bregut Perëndimor, që gjendet nën okupimin izraelit.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s të martën miratoi një projektrezolutë që dënon gërmimet dhe formacionet e Izraelit në Xhaminë Aksa në Jerusalem dhe përreth saj, duke i refuzuar pretendimet e saj mbi të.

Ndryshe, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s aktualisht përbëhet nga Turqia, Angola, Azerbajxhani, Burkina Faso, Kroacia, Kuba, Finlanda, Indonezia, Xhamajka, Kazakistani, Kuvajti, Libani, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Koreja e Jugut, Tunizia, Tanzania, Vietnami dhe Zimbabveja.

Anëtarët e komitetit zgjidhen nga ana e Asamblesë së Përgjithshme për kohëzgjatje prej gjashtë vitesh. Në çdo dy vite bëhet zgjedhje për të plotësuar vendin e shteteve që u kalon anëtarësia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz